Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore.
‘’Nuk kemi ndonjë raport që me e vlerësu punën e tyre. Duke e ditur edhe situatën cila ka qenë, edhe mundësia që ata me ushtru detyrën e tyre ka qenë problematike’’ thotë ajo.
‘’Atyre nuk iu është dhënë mundësia me pas performancë të mirë. Ndoshta MAPL e ka ndonjë raport pune, por ne nuk mundemi me vlerësu punën e tyre’’ deklaron ajo.
Kadrijaj thotë se më shumë duken si kryetarë fiktiv se sa cilësor.
‘’Fakt përqindja e votave që kanë marrë, pastaj peticioni, masnej bllokada, e jep me kuptu se ata kanë qenë më shumë kryetar fikitivë se sa cilësor në rrethanat që janë’’ përfundon ajo. /FrontOnline/