Home Rozë Me shumë elegancë, Kesha pozon me Sam Smith në shfaqjen e Javës së Modës në Nju Jork

Me shumë elegancë, Kesha pozon me Sam Smith në shfaqjen e Javës së Modës në Nju Jork

0
Me shumë elegancë, Kesha pozon me Sam Smith në shfaqjen e Javës së Modës në Nju Jork

Kesha dhe Sam Smith u siguruan që e gjithë vëmendja të ishte tek ata, ndërsa u paraqitën me stil në shfaqjen Christian Cowan gjatë Javës së Modës në Nju Jork të premten mbrëma.

Këngëtarja 37-vjeçare mahniti me një mini fustan të zi me bust dantelle dhe fund kadifeje, të kombinuar me çizme të zeza dhe një xhaketë lëkure vjollcë.

Ndërkohë, Sam Smith, 32 vjeç, u shfaq elegant me një kostum të zi, xhaketë me printe të kuqe dhe mustaqe të stilizuara.

Duke folur për gjininë e tij, Sam tha: “Unë nuk jam mashkull apo femër, mendoj se rrjedh diku në mes. Është e gjitha në spektër.’

Ndërkohë, paraqitja e Keshas në sfilatën e modës vjen mes rikthimit të saj epik muzikor, shkruan Klankosova.tv

Exit mobile version