Skuadra e Baselit është shpallur edhe matematikisht kampioni më i ri i Superligës së Zvicrës për sezonin 2024/25.
Baseli mposhti 2:5 Luganon në stadiumin “Di Cornaredo”, duke marr tri pikë që çojnë te titulli kampion, shkruan Indeksonline
Tri gola në këtë takim i shënoi sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Albian Ajeti në pjesën e parë dhe pikërisht në 45 minutat e para, Ajeti u ndëshkua me karton të kuq.
Por, kjo nuk ishte problem aspak për Baselin, pasi në pjesën e dytë shënoi fitore 2:5.
Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 67 pikëve në pozitën e parë, duke siguruar titullin edhe matematikisht.