-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Me “selam alejkum” Karim Benzema prezantohet para 60 mijë tifozëve

- Advertisement -

Me Topin e Artë me vete dhe me një “selam alekem” Karim Benzema është prezantuar para 60 mijë tifozëve të Al-Ittihad

Ditë më parë u zyrtarizua transferimi i Karim Benzemas te skuadra e Al-Ittihadit në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Ndërsa prezantimi i sulmuesit francez është bërë të enjten mbrëma. Benzema për herën e parë u shfaq para 60 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin, ndërsa me vete kishte marrë edhe trofeun e “Topit të Artë”.

Benzema u largua nga Real Madridi pas 14-të vjetësh.

“Kam fituar shumë gjëra në Evropë. Nënshkrova me një klub me ambicie që e donte eksperiencën time. Shpresojmë të fitojmë tituj dhe dua që ta ngremë klubin lartë. Tifozët dhe njerëzit në Arabinë Saudite janë shumë të afërt. Kam luajtur ndeshje këtu dhe më pëlqen”, tha ndër të tjera Benzema gjatë prezantimit të tij.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit