17.6 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Me qasjen arrogante Gërvalla nuk e lë asnjë parti pa e përbaltur: Ata duhet të qëndrojnë larg buxhetit, nuk kanë drejtë të kërkojnë…

- Advertisement -

Në një intervistë të realizuar mbrëmjen e djeshme, Donika Gërvalla u shpreh e bindur se votat për krijimin e qeverisë i kanë të siguruara. Sipas saj, deputetët do të votojnë, pasi nuk kanë alternativë tjetër.

Ose Albin Kurti udhëheq qeverinë, ose vendi shkon në zgjedhje të reja”, deklaroi ajo.

E pyetur për kushtëzimin e Nismës, që Fatmir Limaj të marrë postin e kryeparlamentarit, Gërvalla ishte kategorike: Nuk ka të drejtë morale për një kërkesë të tillë – janë vetëm tre deputetë. Ne nuk bëjmë pazare.

Gërvalla theksoi se Vetëvendosje nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në dhe, aq më pak, nuk do t’i lejojë asaj qasje në financat e shtetit.

Sa i përket AAK-së dhe deklaratave të Ramush Haradinajt, ajo u shpreh: AAK bie poshtë kur lideri i saj thotë se Albin Kurti është njeri i Serbisë dhe Rusisë. Po ashtu edhe PDK-ja, që në këto katër vjet nuk duhet t’i afrohet pushtetit.

Për LDK-në, Gërvalla ishte po aq e prerë: Ka dalë forcë e tretë në zgjedhje. Nuk ka as të drejtë morale, as politike të bëjë propozime.

Të ngjashme

Të fundit