6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Më pushoi zemra për pesë minuta”, aktori i njohur bën rrëfimin tronditës

- Advertisement -

Matthew Perry është shprehur se hoqi dorë nga filmi “Don’t Look Up” pasi zemra i ndaloi për pesë minuta ndërsa i nënshtrohej një operacioni. Aktori 53 vjeçar tregoi se duhej të hiqte dorë nga roli kur zbuloi se tetë nga brinjtë e tij ishin thyer nga mjeku që përpiqej ta rikthente në jetë në sallën e operacionit.

Në librin e kujtimeve “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, që do të dalë më 1 nëntor, aktori shprehet se ky film, nga i cili hoqi dorë, do të ishte një ndër më të mirët që do të luante ndonjëherë. Asokohe, aktori po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe qëndroi në një qendër rehabilitimi në Zvicër.

Më pas, ai ka rrëfyer se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. “Mund të më ketë shpëtuar jetën, por më ka thyer edhe tetë brinjë”, ka shkruar aktori duke iu referuar “luftës” së mjekut për ta rikthyer në jetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit