Një varr masiv me trupat e dhjetëra të burgosurve palestinezë, me sytë e lidhur dhe pranga është gjetur në Gaza ndërsa autoritetet palestineze kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.
Lajmi është bërë i ditur nga Al Jazeera, sipas së cilës të paktën 30 trupa u gjetën në “qese të zeza plastike” pranë shkollës Hamad, në veri të Gazës.
Sipas dëshmitarëve, personave u ishin lidhur sytë, ishin torturuar dhe vrarë.
“Ndërsa po pastronim, hasëm në një grumbull rrënojash në oborrin e shkollës. U tronditëm kur zbuluam se dhjetëra kufoma ishin varrosur nën të”,tha një dëshmitar.
“Kur i hapëm qeset e zeza, i gjetëm trupat tashmë të dekompozuar”, shtoi dëshmitari.
Korrespondenti i Al Jazeera, Tareq Abu Azzoum, tha se identifikimi i disa trupave ishte i pamundur.