26.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

“Me plis për në Paris”, Kurti shprehet i lumtur për fitoren e Bad News Eagles

- Advertisement -

Bad News Eagles kanë arritur përsëri të kualifikohen në Major. Kësaj radhe kanë mposhtur organizatën e dytë më të mirë në botë, FaZe, për të siguruar të paktën fazën ‘Challengers Stage’, duke i dominuar në dy hartat e zgjedhura si Inferno dhe Mirage.

Rreth kësaj ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në Istagram ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Me plis për në Paris”.

Kurti ka thënë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë, dhe i njëjti është shprehur i lumtur për potencialin e rinisë.

“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”. – ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit