37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Me plis në kokë e me flamuj kuq e zi, kryetari i New Yorkut: Mezi pres të shkoj në Shqipëri

- Advertisement -

Në New York është mbajtur parada e shqiptarëve, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Eric Adams.

Adams priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, ndërsa ishte veshur me një plis në kokë dhe shall kuq e zi.

“Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën,” tha ai me humor duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin.

“Çfarë dite, çfarë dite. Kur mendoni për këtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, thotë shumë për ne të jemi këtu në Gracie Mansion dhe të kemi paradën tuaj, një paradë që do të thotë kaq shumë. Mezi pres të shkoj në Shqipëri dhe të shijoj lumenjtë, detet, malet e bukura dhe gjithçka që keni për të ofruar. Dhe kështu ju falënderoj shumë, dhe mezi presim të nderojmë dhe të lartësojmë ata që po nderojmë sot. Faleminderit. Gëzuar Ditën”, tha ai gjatë fjalimit.

 

Të ngjashme

Të fundit