Avni Zogiani, zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ka qenë i ftuar në RTV Dukagjini, ku ka folur për punën e tij në këtë dikaster.
Sigurisht, ai u pyet edhe për marrëdhënien mes Qeverisë Kurti dhe medieve. Zogiani e nisi përgjigjën në formë shakaje, duke u ankuar për mickojat. E pas asaj, tha se ka një luftë reciproke mes Qeverisë Kurti dhe medies.
“Edhe po i hiqni mikrofonat, në koridor më latë, m’pickuan mickojat. Na keni shtreh zullumin kapak” – tha ai.
“Na keni shtri edhe ju” – i tha moderatori i RTV Dukagjinit.
“Po duket që ka diçka reciproke, po megjithatë, mirë” – tha ai.