8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Me pas ligj e shtet atje…”: Gjyqtarja e Speciales kritikon drejtësinë në Kosovë me fjalët e dëshmitarëve

- Advertisement -

Gjyqtarja e Speciales, Mappie Veldt-Foglia, që shpalli vendimi ndaj Pjetër Shalës, iu ka dhënë jehonë deklaratave të dëshmitarëve duke prezantuar drejtësinë e Kosovës si të dështuar.

Kështu deklaroi ajo gjatë leximit të një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve për rastin e Shalës, që u dënua me 18 vjet burg.

“Viktimat ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës që kanë pësuar vuajtje nga shqiptarë të tjerë të Kosovës. Dëshmitë e tyre ishin të gjalla, të hollësishme, dhe bindëse. Disa prej dëshmitarëve janë viktima pjesëmarrëse në këtë proces. Dëshmitarët folën për përpjekjet e tyre për të gjetur drejtësi gjatë 25 viteve të fundit. Po e citoj njërin prej tyre: ‘me pas ligj e shtet ish kry atje, po kush me kry, s’ka guxu kush me i marrë lëndët në dorë’”, tha kryetarja e trupit gjykues, raporton Nacionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit