26.9 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

- Advertisement -

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe i thanë “jo” projektligjit të madh dhe të bukur, sic eshte quajtur edhe nga presidenti amerikan.

Ky projektligj e rrit tavanin e borxhit në 5 triliardë dollarë dhe pritet të kthehet në ligj mbrëmjen e së premtes, kur të firmoset nga Donald Trump.

Miratimi i paketës erdhi vetëm pas një fjalimi rekord të liderit të demokratëve në dhomë, Hakeem Jeffries. Për 8 orë e 44 minuta, Jeffries foli kundër projektligjit, për të cilin tha se është një sulm i plotë ndaj vlerave të kombit, punëtorëve amerikanë, sindikatave dhe familjeve imigrante që zbatojnë ligjin.

Në thelb të projektligjit është një ulje e madhe taksash që kishte nisur që në mandatin e parë të Donald Trump, por tashmë bëhet e përhershme. Megjithatë për shumë ekspertë, kjo do të ndihmojë më së shumti familjet amerikane me të ardhura të larta se ato me më pak të ardhura.

Një shqetësim tjetër është ndërprerja e sigurimeve shëndetësore të programit Medicaid. Ky program ndihmon rreth 71 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta ose me aftësi të kufizuara.

Projektligji gjithashtu pakëson programet e ndihmës ushqimore për familjet e varfra. Programi i Ndihmës Plotësuese për Ushqyerjen i ndihmon njerëzit të përballojnë blerjet ushqimore dhe prej tij varen rreth 40 milionë amerikanë.

Ata që përfitojnë janë prodhuesit e makinave me gaz ose naftë, pasi projektligji rrit taksat për konkurrencën e tyre, makinat elektrike. Pikërisht kjo u bë një pikë debati mes Donald Trump dhe Elon Musk, i cili zotëron kompaninë Tesla, që prodhon makina elektrike.

Një pjesë e shpenzimeve shkojnë gjithashtu për politikat antiemigratore të Trump: 45 miliardë dollarë për murin kufitar me Meksikën dhe miliarsa të tjera për të punësuar agjentë shtesë në Drejtorinë e Emigracionit dhe Doganave.

Të ngjashme

Të fundit