Vetëm sot me Sharr Travel do të udhëtojnë rreth 300 qytetarë drejt Shqipërisë.
E gjithë kjo, pas fushatës “Pusho shqip” të iniciuar nga Sharr Travel.
Pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka shkruar se qytetarët po i shfrytëzojnë ofertat për të kaluar fundjavën në Pogradec, Struga, Korçë, Sarandë e qytete të tjera të Shqipërisë.
Përndryshe, Agjensioni Sharr Travel vazhdon me ofertat më të mira në treg.
“Jam shume i knaqur me perkrahjen e qytetareve per fushaten turistike “Pusho shqip” dhe ofertat e Sharr Travel!
Sot rreth 300 qytetare po udhetojne drejt Shtetit ame, ne kuader te perpjekjeve tona per te mbeshtetur turizmin shqipfoles dhe fushaten qe kemi nisur “Pusho shqip”.
Pogradeci, Struga, Korça, Vlora, Saranda, Durresi, Berati e Shengjini mbeten ofertat me te perzgjedhura deri me tash.
Faleminderit te gjitheve per perkrahjen”, ka shkruar ai.