“Më nuk heshti” – Guardiola i acaruar me gjyqtarët në Angli

- Advertisement -

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ishte i tërbuar me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Newcastle United. Ai madje mori edhe një karton të verdhë pas një debati të ashpër për një ndërhyrje ndaj Jeremy Doku.

Pas ndeshjes, Guardiola u ankua për atë që e cilësoi si mungesë konsistence në vendimet e arbitrimit.

“Nuk ka të bëjë me një penallti apo jo, ndodhi. Ka gjithmonë situata që është e vështirë për mua t’i kuptoj, sepse faulli ndaj Jeremy-t është shumë i qartë, kështu që nuk do të hesht”, tha Guardiola për TNT Sports.

Ai shtoi se situata të tilla kanë ndodhur shumë herë dhe se vendime të caktuara mbeten të pakuptueshme për të.

“Mund të bësh një gabim, penallti ose jo. Por mënyra si ndodh aksioni është e qartë. Kur Jeremy kalon Kieran Trippier me driblim drejt portës dhe tërhiqet nga prapa, zakonisht është faull – përveç këtu”, u shpreh trajneri spanjoll.

Guardiola ironizoi edhe kartonin e verdhë të marrë, duke thënë: “Kemi të gjitha rekordet në këtë vend. Madje edhe trajnerin me më shumë kartonë të verdhë, kështu që jam shumë krenar për këtë.”

Ky ishte kartoni i gjashtë i verdhë për Guardiolën këtë sezon, që do të thotë se ai do të pezullohet për ndeshjen e Ligës Premier kundër West Ham United dhe për çerekfinalen e FA Cup.

Megjithatë, pezullimi nuk do të ndikojë në praninë e tij në finalen e EFL Cup, e cila zhvillohet më 22 mars.

Të ngjashme

Të fundit