Dështimi i formimit të qeverisë nga ana e mandatarit Kurti, si dhe qëndrimi i partive tjera që të shkohet në zgjedhje të parakohshme rrënqeth publikun e gjerë se mund të futemi në kriza të reja, tashmë jo më vetëm politike por edhe ato të natyrës sociale.
Mosnxjerrja e buxhetit për vitin 2026 do të thot mungesë e rrogave për të gjithë zyrtarët e shërbimit civil, të: administratës publike së bashku me agjensionet publike, shërbimit shëndetësiorë, ounëtorëve të arsimit.
E polarizimi i skajshëm shoqërorë i paparë ndonjëherë në Republikën e Kosovës pret vetëm një shkëndijë eventuale për të arritur pikën e vlimit.
Arritja e një konsensusi politik nga ky konstelacion politik, nga kjo legjislaturë për nxjerrjn e buxhetit për vitin 2026, më duket lexim dashamirës, por jo edhe ligjorë dhe kushtetues. Ngase qeveria në detyrë e cila nuk ka marr legjitimitet nga kjo legjislaturë, konstituimi i së cilës mund të vihet në dyshim nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka legalitet dhe as legjitimitet të merr vendime kapitale të aspektit buxhetorë.
Mendoj se rreziku nga aventura dhe pa-parashikueshmëria politike dhe kriza sociale të vazhdojnë përmes shkuarjes në votime është real.
Tash shtohet pyetja: Pse?
Asnjë e keqe ka zgjedhjet si forma më e mirë deri më tani e shprehjes apo deklarimit demokratik të qytetarëve për qeverisjen. Mirëpo, duke e njohur mentalitetin politik dhe polarizimin shoqërorë që e ka shkaktuar qëndrimi në limbo i “qeverisë në detyrë”, rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme (atyre të dhjetorit 2025) dhe eventualisht të atyre të pranverës (për shkak të paqartësisë së zgjedhjes së presidentit), do të tjezgjasnin qëndrimin e paligjshëm të grupit të deputetëve si “qeveri në detyrë”, si dhe keqpërorimin e pushtetit jo legjitim dhe jo legal për nevoja grupore politike.
Partitë që janë deklaruar për shkuarjen në zgjedhje: PDK, LDK, AAK, për të ndërprerë sagën shtetërore dhe shoqërore që po e thellon Albin Kurti me grupin, pra për të ja hequr nga duart buxhetin dhe aparatin shtetërorë, mendoj se do të duhej të krijojnë platformë të përbashkët politike dhe numrat e nevojshëm për të marr mandatin nga presidentja Osmani. Një qeveri qoftë kjo edhe deri në pranverë.
Një opsion tjetër që u ndëgjua dje është formimi i qeverisë teknike si zgjidhje optimale që do të “shfajësonte” partitë politike nga çfarëdo rrethanë eventuale gjatë rrugës. Një qeveri teknokratësh që do të nxjerrin buxhetin për vitin 2026, për të evituar krizën sociale, qeveri e cila do të mund të hapte rrugën për lëshimin e mjeteve të Planit të Rritjes së BE-së, e që janë 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim. Madje, një qeveri legale dhe legjitime e dalur nga zgjedhjet apo një marrëveshje konsensuale mund të negocioj për heqjen e saksioneve nga BE, rrikthimin e Partneritetit Strategjik me SHBA dhe kthimin gradual të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Qoftë qeveria e shumicës parlamentare, qoftë ajo teknike do të evitonin një krizë të thellë në të cilën gjendet Republika e Kosovës.
Mendoj se ajo që duhet kuptuar është se lejimi i qëndrimit të grupit të deputetëve të “qeverisë në detyrë” të z. Kurti, edhe për një periudhë kohore, mund të shkaktoj pasoja të rënda politike dhe sociale në vend






