Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore minimale 1:2 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.
Mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë, një nga Mbappe dhe tjetri nga Arda Guler.
Pikërisht në 45 minutëshin e parë, ekipi Xabi Alonsos mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Ishte mbrojtësi, Huijsen që u ndëshkua direkt me të kuqin dhe u largua nga fusha.
Mirëpo kjo nuk e pengoi Real Madridin t’i arkëtojë tri pikë. Në pjesën e dytë, Sociedad shënoi vetëm një gol me anë të sulmuesit, Oyarzaba.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në 12 pikë me një rekord pozitiv, në katër ndeshje, katër fitore.