Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Legia e Varshavës në kuadër të play-offit për Ligën e Konferencës.
Skuadra gjilanase në Varshavë u mposht pastër 0:2.
Momenti që vendosi ndeshjen ishte minuti i 31-të, kur futbollisti i Dritës, Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Më pas, polakët e patën shumë më të lehtë që të shënonin fitore sonte.
Kramer kaloi vendasit në epërsi në minutën e 56-të të ndeshjes.
E në minutën e 83-të Gual u përkujdes për epilogun e këtij takimi, 2:0.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa Drita do të ketë mision tejet të vështirë për ta përmbysur këtë rezultat.