Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Veteranit.
Ai ka thënë se Dita e Veteranit, është ditë krenarie e lavdie.
“Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.”, ka uruar Haradinaj të gjithë bashkëluftëtarët.