Mesfushori i talentuar me prejardhje shqiptare, por që luan me kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari ka marrë rrugën për në Itali, më saktësisht në Milano.
Mesfushori 23-vjeçar tashmë do t’i bashkohet Milanit, pas një vere të nxehtë, me Club Bruggen që mezi e lëshoi lojtarin në fjalë.
Transferimi i Jasharit, Milanit do t’i kushtojë 39 milionë euro, së bashku me bonuse.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se Ardon Jashari tashmë ka marrë rrugën për në Itali, për të kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i “Rossonerëve”.