Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar përditësimin e 100% të rezultateve nga 2,533 vendvotime në Kosovë, duke publikuar shifrat përfundimtare të zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të publikuara, rezultatet janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje – 345,760 vota (40.90%)
🔵 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 186,302 vota (22.04%)
⚫Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 149,095 vota (17.64%)
🟡 AAK – Nisma Socialdemokrate – 63,035 vota (7.46%)
KQZ ka përfunduar gjithashtu numërimin e votave me postë, ku LDK ka shënuar rritje deri në 30%, ndërsa Vetëvendosje ka rënë nga mbi 52% në 51.50%.
Nga votat e numëruara me postë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 9.52%.
Sot ka filluar edhe numërimi i votave me kusht.