3.7 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Më në fund, 50 Cent dhe Eminem bashkojnë forcat për një album

- Advertisement -

Duket se bashkëpunimi që shumë fansa kanë pritur më në fund po realizohet.

Përkatësisht, 50 Cent ka konfirmuar se do të realizojë një album të përbashkët me Eminem.

Ai ndau lajmin që shumëkush e priste për një kohë shumë të gjatë pasi janë përfolur edhe më herët.

“Duket se në fund të fundit do të rikthehem në studio”, ka shkruar ai. “Më duhet të bëj fillimisht shfaqjet në Vegas”.

Përpara se kjo të bëhet, 50 Cent do të shënojë histori me serinë e tij të parë të koncerteve në Las Vegas të titulluar “50 Cent: In Da Club”.

Postimi i 50 Cent për një kohë të shkurtër mblodhi mbi 150 mijë pëlqime në Instagram.

“Kemi pritur me padurim”, “kjo mund të shpëtojë hip hopin”, “kjo është e mahnitshme” – janë vetëm disa nga komentet që morën nga fansat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit