23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Nexhmedin Çunaku

- Advertisement -

Sot, në Drenoc-Barilevë të Prishtinës, u dha lamtumira e fundit me nderime ushtarake ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhmedin H. Çunaku (1962-2025). Familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë u mblodhën për të nderuar jetën dhe kontributin e tij në lirinë e Kosovës.

Nexhmedini ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së atdheut për çlirimin e vendit dhe qëndroi një simbol i guximit dhe përkushtimit për të ardhmen e Kosovës. Shërbimi i tij në UÇK dhe sakrificat e tij mbeten të paharrueshme për brezat e ardhshëm.

I përjetshëm qoftë kujtimi për çlirimtarin e vendit!

Të ngjashme

Të fundit