11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

“Më mjaftojke në krevat me e prekë”, shpërthen në lot babai i Erjon Morinës që vdiq pas sulmit në fushë: U munojsha me komuniku…

- Advertisement -

Babai i futbollistit nga Vushtrria, Erjon Morina i cili vdiq në dhjetor të vitit të kaluar, pas disa ditësh trajtim nga sulmi që e pësoi në stërvitje, Iliri mes lotësh ka folur për këtë humbje të madhe për familjen Morina.

Morina tha se informacioni ku bëhej i ditur se Erjoni kishte pësuar sulm, u bë mediatik kur tifozët e thirrën emrin e tij, teksa ishte nën kujdesin mjekësor.

Ai mes emocionesh të mëdha e mezi të përmbajtshme, tregoi angazhimin e madh teksa Erjoni ishte në intenzivë, duke thënë se ka qenë rrugëtimi më i vështirë i jetës.

“Lajmi u bë mediatik të shtunën kur të gjithë shikuesit e thirrën emrin e tij në stadium. Dhe, kur luajti Kosova me Letoninë, Daradanët e postuan një tablo të madhe aty “Erjon, jemi me ty”. U lut krejtë Kosova. U munojsha me komuniku, informacione…ka qenë shumë e vështirë. Krejt shokët e tij aty, klubi… Rrugëtimi më i vështirë i jetës. 49 ditë dhe netë në intenzivë. Më mjaftojke në krevat me e prekë”, tha Morina mes lotësh.

Rrëfimin mund ta ndiqni nga minuta 17:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit