Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë e divorcit duke u shprehur se është ndier e paragjykuar nga shoqëria. Ajo u shpreh se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj është të rrisësh një fëmijë të fortë.
“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pasur gjithmonë guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika në “Përputhen Prime”.
Kujtojmë që Monika për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin e ndjerë ka folur shumë herë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nga njohja dhe deri te ndarja.