Home Lajme ‘’Më mirë të heshtë’’-Mihali u kundërpërgjigjet Ramës lidhur me deklaratën për veriun

‘’Më mirë të heshtë’’-Mihali u kundërpërgjigjet Ramës lidhur me deklaratën për veriun

0
‘’Më mirë të heshtë’’-Mihali u kundërpërgjigjet Ramës lidhur me deklaratën për veriun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjësua me atë të ndërkombëtarëve.

Kreu i qeverisë shqiptare tregoi publikisht propozimin e tij që veriu i Kosovës, të merret nën kontroll veriun e Kosovës. Madje ai tha se këtë gjë e ka kërkuar dhe në samitin e NATO-s, duke shtuar se këtë gjë e kërkon situata.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, që të heshtë lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Postimi i plotë:

Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.

Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10161014197625138&id=678445137&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version