Për përdoruesit e Twitter Blue në SHBA, limiti i karaktereve prej 280 ka qenë një gjë e së kaluarës dhe që prej muajit Shkurt mund të postonin cicërima me deri në 4 mijë karaktere.
Shefi i Twitter Elon Musk njoftoi i pari se uebsajti do ti bënte të disponueshme cicërimat në format më të gjatë një muaj pasi u zgjerua në 4 mijë karaktere.
Limiti i ri prej 10 mijë karakteresh duket i tepruar për shumicën e përdoruesve. Janë afro 2 mijë fjalë të mjaftueshme për një ese të gjatë.
Duke rritur limitin e karaktereve për përdoruesit e Blue si dhe ofruar mundësinë për të postuar video disa orë të gjata, Twitter ju jep krijuesve më shumë mënyra për tu angazhuar me abonentët e tyre të cilët mund të paguajnë 3, 5 dhe 10 dollarë për përmbajtje ekskluzive. /PCWorld Albanian/