Shkruan: Ardian Bajraktari, avokat
Më lehtë është të zgjedhet kryetari i komunës se sa të largohet, kur ai/ajo nuk do ose s’ka bërë shkelje ligjore
Ja pse
Me u zgjedhë kryetar komune, duhet të marrë shumicën e votave (së paku 50% plus një votë), të atyre që dalin në zgjedhje, kur kjo nuk arrihet, shkohet në raundin e dytë/balotazh, për t’u arritë kjo shumicë.
Pra, për tu zgjedhur kryetar komune, mundet edhe me 20% të elektoratit, madje dhe më pak, mjafton t’i marrë një kanditat 50% plus një votë të atyre që kanë dalë në zgjedhje dhe bëhet kryetar.
E për ta larguar një kryetar komune, fillimisht duhet 20% e të gjithë trupit elektoral ta nënshkruaj kërkesën për largim, pastaj, mbi 50% e të gjithë trupit elektoral duhet të votojë pro largimit.
Pra, një prag shumë i lartë që e bën praktikisht thuajse të pamundur largimin e një kryetari me procedurën e tillë.
Edhe diçka rreth aktit nënligjor
Gjykata Kushtetuese në rastin nr. K054/20 të prillit të vitit 2020, në pikën 295, ndër të tjera ka theksuar se: “Theksi i veçantë në këtë aspekt duhet të vihet tek togfjalëshi “zbatimin e ligjeve”. Kjo nënkupton se Qeveria nuk mundet asnjëherë të marrë vendime që shkojnë përtej asaj që konsiderohet e nevojshme për zbatim të një ligji të Kuvendit”.
Kjo duhet kuptuar se për nxjerrjen e një akti nënligjor (qoftë vendim apo akti tjetër) duhet pasur bazë ligjore specifike për një gjë të tillë.