9.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

“Më la shtatzënë dhe më pas u zhduk”, influencerja braziliane ngre akuza të forta për yllin e Holandës

- Advertisement -

Ish-ylli i Manchester United, Memphis Depay, është përfshirë në një skandal të bujshëm në Brazil, pas akuzave se ka braktisur një influencere që pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, Lary Simoes, një influencere e njohur e rrjeteve sociale me mbi 42 mijë ndjekës në “Instagram”, ka deklaruar se lojtari 31-vjeçar i Corinthians e ka injoruar plotësisht pasi i ka treguar se është shtatzënë.

Sipas gazetares Fabia Oliveira, e cila raportoi e para lajmin, Depay dhe Lary janë njohur në muajin shkurt gjatë një feste ditëlindjeje dhe kanë nisur të frekuentohen që prej asaj kohe. Burime pranë influencers thanë se “Memphis nuk reagoi mirë kur mori vesh lajmin e shtatzënisë dhe është distancuar menjëherë prej saj, pa dhënë asnjë përgjigje ndaj mesazheve apo pyetjeve”.Lary ka konfirmuar gjithashtu për median braziliane: “Është e vërtetë, ai po injoron gjithçka. Deri tani asnjë avokat apo përfaqësues i tij nuk ka kontaktuar me mua për asnjë sqarim.”

Të ngjashme

Të fundit