4.2 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli u fut të martën në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj Meritonit, pasi ky i fundit po vazhdon ende garën.

Ilnisa e cila foli nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon my French” ajo ka treguar se si u ndje nga ai takim emocionues.

“Unë jam shumë e prekur, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua”, deklaroi Ilnisa.

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilnisa Agolli (@ilnisa.agolli)

 

Ilnisa kishte përfunduar rrugëtimin e saj në BBVA pasi kishte shkuar në nominim bashkë me Eglën dhe Meritonin.

Meritoni dhe Egla vazhdojnë ende garën brenda shtëpisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit