Home Lajme “Me kontributin direkt të zotit Thaçi”, deputetja e VV-së vlerëson rolin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt pavarësisë

“Me kontributin direkt të zotit Thaçi”, deputetja e VV-së vlerëson rolin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt pavarësisë

0
“Me kontributin direkt të zotit Thaçi”, deputetja e VV-së vlerëson rolin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt pavarësisë

Në nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, njëherit ish-ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka bërë të ditur përshëndetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen aktualisht në Hagë.

Gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Kosovës, Selimi ka vlerësuar kontributin e tyre në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës duke përmendur veçanërisht emrin e presidentit Thaçi, i cili lexoi deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Me lejoni t’i përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët tanë që janë në Hagë. Ata janë ndër më meritoret që kjo ditë festohet, qoftë me kontributin direkt të zotit Thaçi duke e lexu deklaratën e pavarësisë, e bashkë me të tjerët që e kanë firmosë një nga dokumentet më të rëndësishme të shtetësisë sonë.”– tha Selimi ndër të tjera.

Exit mobile version