Nga Besa Ismaili
Si shoqëri, erdhëm në pikën ku njëkohësisht besojmë gjithçka dhe nuk besojmë asgjë, gjithçka për ne është fakt dhe asgjë s’është e vërtetë.
Në një gjendje të tillë, të gjithë rrezikojmë të përfundojmë…të mashtruar.
Në një pikë të tillë, cinizmi bëhet streha, aty ku strukemi edhe kur fakte të pamohueshme na i përmbysin të vërtetat apo gënjeshtrat. Fundja, ç’dallim kanë këto dy të fundit kur të mbërthyera në absolutizëm mbajnë gjallë…shoqërinë, politikën? S’ka një dallim aty.
Mjedis pjellor i favorshëm ky vetëm për liderë autoritarë; si ai lideri i librave, i ëndrrave shekullore, i shumëprituri, ai që lind njëherë në një qind vite, ai lideri që admirohet masivisht dhe pikërisht për …. mençurinë taktike mashtruese.
Një mendje e lajthitur e ka shumë të zortë të korrigjojë mendim, të krahasojë gënjeshtrën me realitetin. Cinizmi dhe hipokrizia bëhen përpjekja dëshpruese për të shmangur përgjegjësi, për të fshehur paaftësi, dhe për të zbarkuar përbuzje dhe urrejtje perverse ndaj çdokujt dhe çdo gjëje.
Historia i ka totalitarizmin dhe totalitarët, pa përjashtim, të ricikluar dhe të riciklueshëm. Vetëm popujt dhe kohën, historia i ka me nga vetëm një shans.
Me këtë pushtet, Kosova e menderosi fare shansin e vet historik: për të mbrojtur historinë tonë të lavdishme por edhe për të bërë historinë e lavdishme aktualisht.
Ç’humbje!