“Dardanët” sot do të jenë mysafir të Rumanisë në Bukuresht, kombëtare e cila renditet e dyta në grupin I më 9 pikë, dy më pak se Zvicra që është liderë e këtij grupi.
Nga ana tjetër, Kosova ka katër pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katër, kurse Izraeli është i treti me tetë pikë.
Në rast të fitores, “Dradanët” e udhëhequr nga trajneri Primozh Gliha do të ngjitësin në kuotën e shtatë pikëve dhe do të futeshin direkt në garë të ngushë për vendin e dytë që siguron kualifikimin në “Euro 2024”
Ndeshja nis nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Nacionale| në Bukuresht.
Këto janë formacionet e mundshme:
Rumania: Moldovan, Manea, Drasusin, Burca, Bancu, Marin, Martin, Surescu, Stanciu, Coman, Alibec
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Berisha, Loshaj, Fazliji, B.Berisha, Rashica, Muriqi