Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u përball me një vorbull kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë të vlefshme për Europianin.
Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku Hysaj u pa në video duke ulur kokën, një gjest që e quajti më pas instiktiv.
Por pavarësisht momentit të vështirë, që mbrojtësi kuqezi është duke kaluar, nuk kanë munguar as mesazhet e mbështetje. I tillë është dhe ai që është vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës, një banderolë ku shkruhet:
“Me shpirtin e garës arritëm 2 here në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptar, por kurrë nuk dhe leke për gazetarë”.
Vetë Hysaj fillimisht u detyrua që pas sulmit të mbyllte rrjetet e tij sociale, ndërsa më pas iu kërkoi falje të gjithë tifozëve për gabimin në fushën e lojës. Pas gabimit, futja e Hysajt që nga minuta e parë në fushën e lojës, në ndeshjen me Kroacinë, është vendosur në pikëpyetje.