Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, shpesh herë është kritikuar (por asnjëherë me emra).
Ai mundohet që shpesh herë të jetë enigmatikë, derisa flet për jodemokracinë në vend.
Këtë herë duke mos treguar se me kë po “kapet”, Abazi shkroi një status të gjatë, në të cilin ankohet se demokracia që nuk lejon hapësirë për “përplasje” dhe matje të ideve dhe vizioneve nuk quhet demokraci, transmeton lajmi.net.
Ai madje tha se kjo demokraci që për të mirëmbajtur kërkon një “ushtri” që shërben si mburojë e manipulimit dhe luftës për pushtet.
Duhet përkujtuar që së fundi brenda Vetëvendosjes ka patur “përplasje” të shumta, të cilat edhe kanë vazhduar më pas me largimin e shumë prej kandidatëve për anëtarë të partisë në dege të ndryshme në vend.
E një debat aspak i këndshëm ndodhi të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, në mes kryeministrit Albin Kurti, si dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, dy bashkëpartiakët e afërt të Vetëvendosjes.
Postimi i plotë:
Nëse baza fillestare e përfaqësimit është jodemokratike atëherë “demokracia përfaqësuese” është manipulim dhe rrjedhimisht nuk mund të prodhojë rezultate pozitive dhe as koherencë shoqërore. Në fakt përjashton ata që brrylat nuk i kanë metodë e as mekanizëm.
Demokracia që nuk lejon hapësirë për “përplasje” dhe matje të ideve dhe vizioneve nuk quhet demokraci, dhe për të mirëmbajtur kërkon një ”ushtri” që shërben si mburojë e manipulimit dhe luftës për pushtet.
Moqali ku ka rënë demokracia sot, u shkon për shtati autokratëve dhe atyre që mshehen pas vlerave por goadsin nën brez. Atyre që lulet tek varri i kanë metodë falënderimi për kontributin politik të gjallët ju paraqiten si armiq.
Dikur kundërshtarët politikë e mendimtarët janë dërguar në burg, sot linçohen dhe luftohen me fake news dhe propagandë e luftë speciale! Shumë punë duhet për të këputur linjat historike të eliminimit për të lejuar garën e shëndoshë dhe opcionet praktike të zhvillimit dhe avancimit.