Ermal Mamaqi i është përgjigjur “akuzave” të Rezart Veleshnjës i cili më herët ka thënë se regjisori i ka 8.800 euro borxh.
Në një intervistë në emisionin “Glamour Zone” ai tha se Veleshnja është paguar 200 euro për një rol në një skenë të shkurtër vetëm 1 orë.
“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vertetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm 1 orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, tha Ermali.
“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vertetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, përfundoi Ermali.
Veleshnja pati një rol të vogël në “2 Gisht Mjaltë 1”, dhe përmes një InstaStory, që u mor si batutë, teksa i drejtohej Ermalit: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”.
Duket si temë e mbyllur tanimë.