Manchester United ka shënuar fitore të vështirë dhe me shumë sakrifica sonte në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” shënuan fitore 3:2 në “Old Trafford”, duke e mposhtur Ipswich, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.
Philogene kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes, pas një mosmarrëveshje mes Dorgu dhe Onana.
Por, vendasit u kthyen fuqishëm, duke përmbysur rezultatin.
Fillimisht, Morsy shënoi autogol për të barazuar ndeshjen në minutën e 22-të.
Katër minuta më pas, De Ligt shënoi për 2:1.
Punët u vështirësuan për “Djajtë e Kuq”, kur Dorgu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43-të.
Krejt në fund të pjesës së parë, Philogene doli sërish në skenë, kësaj radhe për të barazuar rezultatin.
Por, një gol me kokë i Harry Maguire në minutën e 47-të i dha fitoren vendasve që tani kanë 33 pikë në vendin e 14-të.
Në anën tjetër, Ipsëich gjendet i 18-ti me 17 pikë të grumbulluara.