Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, beson që mbrojtja e ish-krerëve të UCK-së në Hagë po bën një punë të mirë.
“E para është se nuk ka përgjegjësi komanduese dhe ajo organizatë e përbashkët kriminale nuk mundet sepse nuk ka strukturë të tillë. Ardhja e këtyre figurave me dëshmu është potez i meçëm nga mbrojtja që me i pas këta dëshmitarë. Është nder për Kosovën në planin e bindjes së opinionit”, ka thënë ai në “Pressing” në T7.
Tutje ai ka konfirmuar se në UÇK nuk ka pasur përgjegjësi komanduese e shtoi se një gjë të tillë e ka nxjerrë si fakt edhe gjykimi që ju bë vetë atij, vite më parë.
“Është shumë interesant se çka ka ndodhë. Së pari është e vërtetë që UÇK është vetëformu. Nuk është se ka ardhur një urdhër nga mbreti a perandori, kryetarit a kryeministrit, krejt është e vetëkrijuar dhe është e vërtetë që vija ka qenë horizontale dhe jo vertikale, të gjithë kanë pas role e detyra edhe Thaçi dhe çdokush, por prap ka qenë një shpërndarje e fuqisë dhe vendimmarrjes. Ne e kemi dëmtuar këtë në procesin tonë, unë s’kam bë mbrojtje por gjatë procesit është vërtetu kjo”, deklaroi Haradinaj.
Ai ka ironizuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. I pyetur nëse e befason qëndrimi kundër i eksponentëve të qeverisë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Haradinaj tha se po të ishte si Kurti, do të lutej të kthehej Thaçi.
“Me kanë në vend të Kurtit isha lutë me ardhë Thaçi, se ata tuj kanë kundër Thaçit janë rritë. Me kanë në vend të tij kisha thanë kthema se po më vynë me u rritë diqysh, me mu kthy këta të mitë që po më ikin”, deklaroi Haradinaj.