Një 59-vjeçar në Mat ka rënë në prangat e Policisë, pasi iu gjet në banesën e tij një armë zjarri tip kallashnikov dhe qindra fishekë luftarakë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni u zhvillua pas marrjes së informacionit në rrugë operative nga ana e bluve.
Po ashtu, Policia njofton se arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.