0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Me Hashimin kam pas takime të fshehta”, Islami: Thaçi mendonte vetëm politikisht, i dëgjonte amerikanët

- Advertisement -

Aktivisti i çështjes kombëtare Bedri Islami, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka folur për personalitete e larta të Kosovës.

Duke folur për ish- presidentin dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi, Islami ka thënë se ai ka menduar gjithmonë politikisht.

Islami tha se Thaçi nuk kishte shumë miq, dhe se ka ditur „ta drejtojë veten te amerikanët verbërisht”.

“Me Hashim Thaçin kam pasë takime të fshehta e takime të hapura. Kemi bashkëpunu me njëri-tjetrin nuk mund ta mohoj… Unë kam drejtu organizatën, ai ka drejtu atë detyrë që ka pasë atje… Mendoj se më ka dëgju gjithjmonë, në shumë raste ose në aparencë nuk ma ka kthy. Edhe pas luftës kam pasë debate me të, jo për ceshtje të kufijve, debate jo shumë të përzemrta port ë mirëkuptueshme. jo për ceshtje të tjera. Hashim Thaci ka lind me stofin e politikanit. Hashim Thaçi e ka ditë me 1 janar në mëngjes se çfarë ka më bë më 31 dhjetor në darkë. Ka mendu gjithmonë politikisht. Ka rujtë pak miq, por i ka pasë ata që i shërbejnë në politikë. Diti me drejtu veten te amerikanët verbërisht. Çka do që i thonin amerikanët, ai e bënte.”  tha Islami në RTV Dukagjini.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit