9.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Me golin e Amir Rrahmanit Napoli i Contes rikthehet në pozitën e parë në Serie A

- Advertisement -

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 17-të në Serie A, pasi mposhti 1:2 Genoan.

Dy golat në pjesën e parë për Napolin i shënuan: Anguissa dhe Rrahmani.

Dhe pikërisht goli i Amir Rrahmanit ia siguroi tri pikë sonte skuadrës së Anotnio Contes.

Kjo për shkak se në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi një gol me anë të Pinamontit.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e parë në tabelë, një më shumë se Atalanta (37), që ka një ndeshje më pak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit