6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Më goditën me çadër”/ Babai i këngëtares së famshme akuzohet se ka dhunuar një fotograf

- Advertisement -

Një fotograf australian ka ngritur një padi kundër babait të këngëtares së famshme, Taylor Swift, Scott Swift, pasi dyshohet se e ka goditur me grusht teksa superylli po largohej nga një koncert në Sidnei në orët e para të së martës.

Fotografi Ben McDonald, 51 vjeç, tha për CNN se mësoi se këngëtarja ishte në një jaht në Sydney Harbour pas shfaqjes së saj të fundit në qytet të hënën mbrëma.

Ai pretendoi se kur Swift zbriti nga varka, një roje sigurie e goditi me forcë me një çadër në fytyrën dhe kamerën e tij, përpara se të grushtohej nga babai 71-vjeçar i yllit.

“Shoqëria e Swift-it ishte agresive dhe joprofesionale”, pohoi ai.

Në një deklaratë për CNN, zëdhënësi i Swift pretendoi se paparaci dhe ekipi i tij kishin bërë kërcënime ndaj një anëtari të stafit të saj.

“Dy individë po shtyheshin në mënyrë agresive drejt Taylor-it, duke kapur personelin e saj të sigurisë dhe duke kërcënuar se do të hidhnin në ujë një anëtare femër të stafit”, thuhet në deklaratë.

Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se po heton një sulm të dyshuar që përfshin një burrë 51-vjeçar dhe një burrë 71-vjeçar në Neutral Bay Wharf në orën 2:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor, tha policia në një deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit