“Shqipëria do të anëtarësohet në BE më shpejt sesa Kosova ta konstituojë Kuvendin” – ironia e profesorit Avdi Smajlaj për krizën institucionale në Kosovë
Profesori universitar Avdi Smajlaj ka reaguar me një deklaratë ironike për situatën politike në Kosovë, duke komentuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Smajlaj ka përdorur humorin për të kritikuar gjendjen aktuale institucionale në vend.
“Me gjasë Shqipëria do të anëtarësohet në BE më shpejtë sesa Kosova të konstituoj kuvendin”, ka shkruar ai.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur Kosova ndodhet përballë një bllokade politike.Ky ngërç po zgjat më shumë se sa pritej dhe ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik./