Me të filluar spektakli i Big Brother VIP, Arbana Osmani ka folur për gjendjen e Einxhel Shkirës, banorja e cila theu krahun dhe i është nënshtruar një operacioni.
Moderatorja e Big Brother VIP ka treguar se Einxhel Shkira ka përfunduar operacionin dhe ajo tani është mirë.
Arbana gjithashtu ka bërë të ditur se Einxheli është në spital dhe gjatë spektaklit do të lidhet “live” me banorët dhe studion e Big Brother VIP.
Gjithashtu u bë e ditur se ende nuk dihet nëse Einxhel do të vazhdojë lojën e Big Brother VIP