0.6 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

“Më është rritur rroga dhe do ta fitoj përsëri titullin”, Benzema ngacmon Ronaldon

- Advertisement -

Transferimi i Karim Benzemas te Al-Hilal e ka rritur më shumë rivalitetit midis këtyre dy legjendave në Arabinë Saudite. 

Sipas Telegraph, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së tij, sulmuesi francez Karim Benzema i dërgoi një mesazh mikut të tij të hershëm dhe ish-shokut të ekipit te Real Madridi, Cristiano Ronaldos.

Në shkëmbimin e tyre, fituesi i Topit të Artë theksoi me shaka se transferimi i tij te “Blutë” doli të ishte shumë më fitimprurës sesa qëndrimi i Cristianos te Al-Nassr.

Benzema tha me shaka se jo vetëm që mori një rritje page, por tani ka një shans shumë më të madh për të fituar përsëri titullin e ligës – duke lënë të kuptohet statusin dominues të klubit të tij të ri në Pro League.

Kujtojmë se këtë dimër, sulmuesi anglez ndërroi klub brenda Arabisë Saudite. Ai iu bashkua Al-Hilal nga Al-Ittihad, ekipi me të cilin fitoi titullin e ligës sezonin e kaluar.

Të ngjashme

Të fundit