Home Sport “Me është realizuar ëndërra”, Caicedo zyrtarizohet te Chelsea

“Me është realizuar ëndërra”, Caicedo zyrtarizohet te Chelsea

0
“Me është realizuar ëndërra”, Caicedo zyrtarizohet te Chelsea

Chelsea është përforcuar me një lojtarë tjetër në merkaton e verës. Blutë e Londrës bën të ditur arritjen e marrëveshjes me mesfushorin nga Ekuadori, Moises Caicedo.

Mesfushori 21-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë tetëvjeçare, me një opsion edhe për një vit tjetër te Chelsea.

Ai te Chelsea është bashkuar nga skuadra e Premierligës, Brighton dhe Hove Albion. Caicedo në intervistën e tij të parë me blutë bëri të ditur se nuk ka menduar dy herë për këtë lëvizje.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Chelsean! Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur më thirri Chelsea, thjesht e dija se doja të nënshkruaja për klubin. Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe mezi pres të filloj”, tha Caicedo.

Sezonin e kaluar, Caicedo bëri 43 paraqitje për Brighton, të cilët shënuan përfundimin e tyre më të mirë ndonjëherë në Premier League në vendin e gjashtë. Caicedo ishte vendimtar për atë sukses dhe u emërua “Lojtari i Sezonit” të klubit i Brighton. Në garë për shërbimet e mesfushorit, Chelsea mposhti Liverpoolin, ndonëse këta të fundit kishin ofertën me të lartë në “tavolinë” por Caicedo zgjodhi kalimin të blutë me çka edhe u pajtuan ekipi i Brighton.

Exit mobile version