3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Më e lumtur se kurrë, aktroja e njohur tregon për jetën e saj pasi u tërhoq nga aktrimi

- Advertisement -

Aktorja e njohur, Cameron Diaz në një intervistë me këngëtaren Michelle Visage në “podcast”-in e saj në të ri të “BBC Rule Breakers”, tregoi se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj që kur u largua nga industria e filmave.

Aktorja 49-vjeçare rrëfeu se dikur ishte bllokuar në një botë ku bukuria ishte fokusi kryesor i një personi.

Unë jam absolutisht viktimë e të gjithë objektivizimit dhe shfrytëzimeve shoqërore”, u shpreh Cameron.

Ajo gjithashtu tha se ka rënë edhe vetë ‘pre’ e këtyre standardeve që shoqëria vendos për gratë.

Është e vështirë të mos e bësh, është e vështirë të mos shikosh veten dhe të gjykosh veten…”, tha Diaz

Aktorja gjithashtu shtoi se të ulesh para pasqyrës për orë të tëra në ditë si aktore përfundimisht u bë “toksike”.

Thjesht filloni të gjeni çdo gjë gabim tek vetja”, tha ajo. “Dhe pastaj mendon: ‘Pse jam ulur këtu duke u treguar kaq i keq me veten time?’. Trupi im është i fortë, trupi im është i aftë. Pse do të flas keq për të? Pse duhet të jem e keqe me të kur më çoi deri këtu?

Diaz tha se këto ditë gjëja e fundit për të cilën mendon është se si duket

Përveç kësaj, në bisedën e saj me Visage, kandidatja për “Golden Globe” zbuloi gjithashtu se ajo nuk ka bërë shumë përpjekje në regjimin e saj të bukurisë, pavarësisht se zotëron “një miliardë produkte” në raftet e saj.

Cameron e quajti “Hollywood-in” një kurth prej së cilës shpëtoi pas martesës me Benji Madden në vitin 2015.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit