Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur si mos më keq aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Me dy kartonë të kuq, Zvicra është mposhtur si mysafire e Danimarkës, në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.
Ndër kartonët e kuq për Zvicrën ishte edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua në minutat e fundit të ndeshjes.
Danimarka arriti fitore të madhe prej 2-0, me golat e shënuar nga Dorgu dhe Hojbjerg.