Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Shkurta, ka rrëfyer për momentet e vështira që ka pasur gjatë jetës së saj, me vëllanë e sëmurë, si dhe me shoqatën humanitare.
Teksa bisedonte me Ibron dhe Labin, Shkurta tha se është përballur me lloj-lloj njeriu, për ta mbajtur në këmbë këtë organizatë.
“Për mua është e rëndë që me dy njerëz të sëmurë, të tjerët me të sulmu, kur ti iu jep bukë, ata të gjuajnë me gur. Nënën e kam pas në spital, rrudhat më kanë dalë para kohe”, tha ajo.






