![Me dy lugë: Një herë Kurti i shanë në Pejë Devollët, tash Durmishi u jep leje në Prishtinë Me dy lugë: Një herë Kurti i shanë në Pejë Devollët, tash Durmishi u jep leje në Prishtinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738777641995.jpg)
Albin Kurti prej Pejës e anekënd Kosovës në fushatën zgjedhore i ka bërë ‘gogolë’ vëllezërit afaristë Blerim dhe Shkëlqim Devolli, por vartësi i tij Hysen Durmishi, zv/ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit, u ka dhënë leje po të njëjtëve për qasje në rrugën nacionale Prishtinë – Fushë Kosovë.
Gazetari Lirim Mehmetaj publikoi dokumentin e Hysen Durmishit ku kompanisë së “Faici” SH.P.K i jepet pëlqimi për ndërtimin e kyçjes në rrugën nacionale N9.
Për të njëjtën gjë një zyrtar i Ministrisë i kishte refuzuar kërkesën Devollit, por vjen Durmishi dhe e jep lejen.
Postimi i Mehmetajt:
Ekskluzive: Hysen Durmishi ia jep lejen kompanisë së Blerim Devollit për kyçje në rrugë nacionale – pasi fillimisht ministria ia ishte refuzuar
Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti që i kërkonin Blerim Devollit t’i kthejë milionat, ia kanë mundësuar atij të fitojë edhe disa miliona të tjerë kur Hysen Durmishi në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, i lëshon leje kompanisë “Faico” të Blerim Devollit për kyçje në rrugë nacionale.
Këtë leje Durmishi e jep krejtësisht në kundërshtim me ndalesën e parë që vetë ministria ia kishte bërë kësaj kompanie, për shkak se nuk plotësoheshin kushtet për atë kyçje.
Kërkesa e kompanisë bëhet për herë të dytë, pa asnjë ndryshim, por këtë herë Hysen Durmishi intervenon vetë, e nënshkruan dhe e jep lejen.
A ka shpjegim qeveria për këtë situatë?
Më poshtë dy dokumentet: I pari kur i refuzohet leja nga ministria dhe i dyti kur Durmishi ia jep lejen.