26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Me dy lojtarë më pak, PSG mposht Bayernin dhe shkon në gjysmëfinale

- Advertisement -

Një ndeshje shumë dramatike u zhvillua në mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Parisienët triumfuan 2:0 në një ndeshje që pati një fund tejet interesant.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa ishin gjermanët që dominuan.

Krejt në fundin e pjesës së parë, Jamal Musiala e theu këmbën pas një përballje me portierin italian, Gianluigi Donnarumma.

Në minutën e 78-të, Desire Doue realizoi një gol të bukur për epërsinë fillestare të kampionit të Europës.

Pesë minuta më vonë, Pacho u ndëshkua direkt me karton të kuq.

E në minutën e dytë shtesë, Lucas Hernandez po ashtu e mori kartonin e kuq, pas goditjes me bërryl, duke e lënë PSG-në me dy lojtarë më pak në fushë.

Por, në minutën e shtatë shtesë, Ousmane Dembele arriti të realizonte për 2:0.

Dy minuta më vonë, gjyqtari akordoi penallti për Bayern Munichun, por pas rishikimit me VAR, penalltia u anulua.

Në gjysmëfinale, PSG do ta presë fituesin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Të ngjashme

Të fundit